Ademi në përvjetorin e Federatës gjermane: I shpreha urimet e mia presidentit dhe e përgëzova për punën e bërë

LEIPZIG, GERMANY - JANUARY 24: DFB managing director Holger Blask, DFB Secretary General Heike Ullrich and DFB President Bernd Neuendorf pose for a photo with Agim Ademi, president of the Kosovo football federation prior to a gala to celebrate the 125th anniversary of the German Football Association DFB at Kongresshalle Leipzig on January 24, 2025 in Leipzig, Germany. (Photo by Maja Hitij/Getty Images)
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka uruar Federatën e futbollit të Gjermanisë në përvjetorin jubilar të saj.
Ademi ka thënë se ishte i lumtur që ishte pjesë e festës Gala të Federatës Gjermane të Futbollit, organizuar me rastin e shënimit të 125-vjetorit të saj në Leipzig
Postimi i plotë:
Kisha kënaqësinë të isha pjesë e festës Gala të Federatës Gjermane të Futbollit, organizuar me rastin e shënimit të 125-vjetorit të saj në Leipzig.
Në këtë përvjetor jubilar, në emër të komunitetit futbollistik të Kosovës, i shpreha urimet e mia presidentit Bernd Neuendorf dhe e përgëzova për punën e jashtëzakonshme që ka bërë ndër vite për zhvillimin e futbollit gjerman, duke i dhuruar Europës dhe botës momente të paharrueshme dhe frymëzuese në fushën e gjelbër!
Gëzuar 125-vjetorin DFB