Ademi në drekë pune me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi po qëndron në Katar për të parë nga afër ndeshjet gjysmëfinale dhe finalen e madhe të 18 dhjetorit në Kupën e Botës.

Kreu i shtëpisë së futbollit ka qëndruar të enjten në një drekë pune me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin me ftesën e këtij të fundit.


Të pranishëm në këtë drekë pune përveç Ademit dhe Çeferin kanë qenë edhe drejtori i Federatave kombëtare në UEFA, Zoran Lakoviq dhe i pari i FSHF-së, Armand Duka.

“Si gjithherë biseduam me kënaqësi për futbollin, u këshilluam për planet  dhe vizionin për të ardhmen. Bashkërisht e presim finalen e jashtëzakonshme të Kupës së Botës, ku Franca si përfaqësuese evropiane do të luajë kundër Argjentinës”, ka shkruar Ademi në Facebook.

https://www.facebook.com/120081126451400/posts/pfbid0RyQmsxBFW2QZ5jS27UnTB3tvrknKPQKoDQaGF6BX3HDhJQE7KLoN7cSVbKyVWczil/?mibextid=Nif5oz

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *