Ademi në drekë me “Gjeneratën e Artë”

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka kaluar sot ditën me ata që dikur ishin emrat më të dashur për të gjithë futbolldashësit – pjesëtarët e Gjeneratës së Artë. Të tillë janë edhe sot, pasi nderimi për ta mbetet i përhershëm pikërisht për shkak të asaj që kanë shfaqur në fushën e lojës dhe për atë çfarë kanë përfaqësuar në vitet 70-ta e 80-ta, në kulmin e futbollit kosovar në ish-shtetin federativ.

“Sot me bashkëpunëtorët e mi patëm kënaqësinë të jemi bashkë me Gjeneratën e Artë të futbollit me rastin e festave të fundvitit në restorant “Kështjella”, ku na gostiti pronari Ilir Limaj, e të cilin e nderova me një fanellë të personalizuar të Kombëtares. Gëzuar dhe shumë shëndet për të gjithë. Respekt i përhershëm për Gjeneratën e Artë”, ka shkruar Ademi në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *