Ademi në darkë me ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka darkuar sonte me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Një gjë të tillë e bëri të ditur vetë kreu i FFK-së në një postim në rrjetet sociale.
“Sonte pata kënaqësinë të kem një darkë shumë miqësore dhe produktive me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, ku ishte i pranishëm edhe miku ynë dhe i sportit kosovar, Faton Paqarada.
Ashtu sikurse miqësia mes dy vendeve tona, edhe ne diskutuam për mundësitë e reja të bashkëpunimit në fushën e futbollit, zhvillimin e projekteve të përbashkëta dhe mbështetjen për talentet e rinj.
E falënderoj ambasadorin Hargreaves për gatishmërinë dhe përkushtimin që të avancojmë partneritetin tonë në të mirë të sportit dhe të komunitetit”, ka shkruar Ademi.
