Ademi në ceremoninë e 100-vjetorit të Federatës bullgare

I pari i futbollit kosovar, Agim Ademi po qëndron për vizitë në Sofie. Ai në kryeqytetin bullgar po qëndron me rastin e shënimit të 100 vjetorit të themelimit të Federatës së Futbollit të Bullgarisë. Pas takimit me legjendën bullgare, Hristo Stoichkov, numri 1 i futbollit kosovar ka marrë pjesë edhe në ceremoninë e organizuar nga Federata bullgare.

Postimi i Ademit:
Sot pata kënaqësinë të jem në mesin e emrave të shumtë të futbollit evropian në ceremoninë e 100-vjetorit të themelimit të Federatës së Futbollit të Bullgarisë.

Gjatë këtij eventi të veçantë e përgëzova presidentin Georgi Ivanov për një shekull të federatës dhe për trashëgiminë e pasur të futbollit bullgar. I shpreha mirënjohjen time për ftesën dhe mikpritjen e ngrohtë.

Evente të tilla simbolizojnë lidhjen dhe bashkëpunimin e fuqishëm mes federatave tona dhe synimin e përbashkët për zhvillim të mëtutjeshëm të futbollit si sporti më i popullarizuar në botë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *