Ademi në Australinë e largët me ftesë të Infantinos
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ndodhet në Sidnej për të marrë pjesë në Konventen e FIFA-s për futbollin e femrave dhe për të ndjekur finalen e Kupës së Botës, Spanjë-Angli.
Postimi i plotë i Ademit në rrjete sociale:
Mirëmëngjesi nga Sydney!
Me ftesë të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino po qëndroj në Australinë e largët, por shumë të veçantë, për të ndjekur ndeshjen finale të Kupës së Botës për femra, Spanjë-Angli si dhe për të marrë pjesë në Konventën e FIFA-s.
Botërori në Zelandë dhe Australi solli lojëra tejet cilësore e emocionuese dhe interesim të jashtëzakonshëm të tifozëve, duke dëshmuar rritjen e madhe që ka bërë viteve të fundit futbolli i femrave.
Ju dëshiroj ditë të mbarë dhe ju ftoj që të dielën ta ndiqni këtë finale të madhe të Botërorit, e cila zhvillohet në orën 12:00, sipas kohës lokale në Kosovë.
