Ademi: Na la Rista, i hareshmi i futbollit llapjan

Sot një lajm i trishtë tronditi komunitetin e futbollit në Kosovë dhe Gjermani, pas ikjes në amshim të një figure të shquar të futbollit llapjan, Fehmi Podvorica, i njohur si Rista. Ai ndërroi jetë pas një sëmundjeje të rëndë, duke lënë pas një boshllëk të madh në zemrat e miqve dhe familjes së tij.
Vdekja e tij e ka tronditur edhe presidentin e FFK-së, Agim Ademi, i cili përmes një shkrimi emocionues, ka përkujtuar ish-futbollistin llapjan.
Ai e ka vlerësuar Ristën si një personalitet i cili luajti rol të rëndësishëm në mbrojtjen e identitetit të futbollit të Kosovës në kohën e okupimit serb.
Postimi i plotë i Ademit: