Ademi mirëpret prurjet e reja të Kombëtares: Të mbushur me vullnet e dëshirë për sukses

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka mirëpritur prurjet e reja në Kombëtaren e Kosovës, Elvis Rexhbeçajn, Fisnik Asllanin dhe Eliot Bujupin. Ai ka shprehur kënaqësinë për ardhjen e këtyre lojtarëve, të cilët sipas tij janë të mbushur me vullnet, dëshirë dhe entuziazëm për të dhënë më të mirën në fanellën dardane.

“Ata, së bashku me djemtë tjerë që tashmë me përkushtim ndërvite kanë kontribuar në Kombëtare, do të japin gjithçka nga vetja e tyre për sukses në edicionin e ri të Ligës së Kombeve. U uroj mirëseardhje dhe shumë sukses në këtë mision të ri”, ka shkruar Ademi në rrjete sociale teksa ka postuar një foto me tre yjet e reja të Kombëtares.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *