February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 15, 2026

Ademi me mesazh motivues para duelit me Suedinë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka shprehur besimin e tij të plotë në Kombëtaren e Kosovës, në prag të ndeshjes së rëndësishme ndaj Suedisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ademi ka ndarë disa momente me futbollistët, duke dërguar një mesazh motivues për gjithë skuadrën.

“Kur përkushtimi i çdo lojtari bashkohet me besimin e palëkundur në emblemën tonë, çdo sfidë kthehet në mundësi. Krenar për djemtë tanë, për energjinë, karakterin dhe përkushtimin që e tregojnë në çdo ndeshje. Kosova po rritet dhe po ecën përpara me zemër e besim, me synimin e arritjes historike. Sot kemi përballë një rival shumë të fortë, por uroj që shpirti luftarak i djemve tanë të jetë përcaktues. Bashkë për Kosovën!”, ka shkruar Ademi.

Ndeshja mes Kosovës dhe Suedisë zhvillohet sonte në orën 20:45, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *