Ademi me legjendën franceze, Djorkaef, diskutohet për ndeshjen e Yjeve në Kosovë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka pasur një takim me legjendën e futbollit francez, kampionin e botës me Francën, Youri Djorkaef dhe futbollistin tjetër që ka luajtur te Interi dhe skuadra tjera evropian, marokenin, Houssine Kharja.

Ademi ka thënë se me ta bisedoi rreth idesë së inaugurimit të Kampit Nacional të FFK-së ku pritet të zhvillohet një ndeshje e veçantë mes yjeve të FIFA-së dhe YEFA-së ku pritet të marrin pjesë emra të mëdhenj të futbollit.

“Kënaqësi të jem në mesin e legjendave të futbollit, Youri Djorkaef dhe Houssine Kharja. Diskutuam rreth idesë që me rastin e inaugurimit të Kampit Nacional të FFK-së të organizohet një ndeshje e veçantë mes Yjeve Legjenda të FIFA-s dhe UEFA-s.

Një ndeshje e tillë do të bashkojë emra të mëdhenj të futbollit botëror në kryeqytetin tonë dhe do të shërbejë edhe si promovim për vendin tonë.

Djorkaeff e mirëpriti këtë ide dhe u dakordua që ta përfshijë atë në programin e tyre.

Data e këtij eventi të përcaktohet ndërkohë, pasi gjithçka varet nga ecuria e përfundimit të punimeve në kamp”, ka shkruar Ademi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *