Ademi: Krishtlindja le të na frymëzojë të ndërtojmë ura mirëkuptimi për të çuar përpara futbollin

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi përmes një mesazhi ka uruar të gjithë komunitetin e futbollit dhe qytetarët me rastin e Krishtlindjes.

Mesazhi i plotë:

Të nderuar drejtues të klubeve, trajnerë, futbollistë, gjyqtarë, tifozë, gazetarë sportivë dhe qytetarë të Republikës së Kosovës që kremtoni Krishtlindjen,

Në emrin tim personal dhe në emër të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, ju shpreh urimet më të përzemërta për këtë festë të madhe.

Krishtlindja është moment reflektimi, bashkimi dhe shprese. Uroj që kjo festë të mbushë zemrat dhe shtëpitë tuaja me paqe, gëzim e begati, si dhe të mbizotërojë fryma e solidaritetit dhe harmonisë.

Si komunitet futbolli, ne jemi një familje e madhe që bashkohet përtej fushave të lojës.
Krishtlindja le të na frymëzojë të ndërtojmë ura mirëkuptimi dhe bashkëpunimi për të çuar përpara futbollin dhe vlerat tona si shoqëri.

Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen!

Me respekt,
Agim Ademi
President i Federatës së Futbollit të Kosovës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *