Ademi: Duka, një lider shembullor

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka marrë pjesë sot në punimet e Asamblesë së Federatës Shqiptare të Futbollit në Tiranë, derisa më pas së bashku me presidentin e FSHF-së, Armand Duka kanë drekuar në stadiumin model “Air Albania”.
Kreu i FFK-së nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka thënë se është nder për të gjithë shqiptarët që në KE të UEFA-s kanë një person të tillë si presidenti i FSHF-së, Armand Duka. E ky i fundit, sot në Asamblenë e FSHF-së u ka bërë individëve që për arsye apo inate personale pengojnë mbarëvajtjen e punës në FFK, që të heqin dorë nga kjo sjellje dhe të bashkojnë forcat e energjitë me Presidentin Ademi, për të mirën e futbollit në Kosovë.
Postimi i plotë i Ademit:
Është nder për të gjithë ne që në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s e kemi një njeri të tillë si presidenti Armand Duka. Ai me pasionin dhe përkushtimin e tij për futbollin i ka fituar zemrat e komunitetit të futbollit jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, por edhe në Evropë.
Duka është një lider shembullor, i cili e përfaqëson me dinjitet futbollin shqiptar. Ai këtë më së miri e dëshmoi edhe në zgjedhjet e fundit për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ku u rizgjodh me maksimumin e votave.
Sot, në Asamblenë e FSHF-së, ia shpreha mirënjohjen time të thellë për kontributin e tij të vazhdueshëm për futbollin e Kosovës. President Armand Duka jemi krenarë me arritjet tuaja. Suksese drejt avancimit të mëtejshëm të futbollit shqiptar!