Ademi: Atmosfera në Kombëtare është fantastike

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka postuar disa foto nga stërvitja e sotme, përfshirë edhe atë në përqafim me yllin e momentit, Edon Zhegrova, teksa ka thënë se gjithçka në kampin e Dardanëve po shkon si duhet.

“Stërvitjet e Kombëtares po ecin në mënyrë fantastike dhe gjithçka është në rrugën e duhur. Atmosfera brenda ekipit është fantastike. Jemi të motivuar dhe të bashkuar për dy ndeshjet kundër Lituanisë dhe Qipros. Uroj që t’i realizojmë dy fitore të reja. Me përgjegjësi dhe krenari! Forca Kosovë!”, ka shkruar Ademi në Instagram.
Kujtojmë se kohët e fundit ishte çuar shumë pluhur dhe kishte zëra që aludonin se kreu i FFK-së kishte prishur raportet me tre futbollistët që ishin përjashtuar nga kampi i shtatorit, por fotografia e sotme e dëshmon qartë se atmosfera në kombëtare është në nivelin më të lartë dhe raportet e Ademit me futbollistët janë të shkëlqyeshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *