Kombëtares së Kosovës – një trajner që di më shumë se futbollistët…
Opinion nga Xhavit KAJTAZI
1.
Çfarë përzgjedhësi i duhet kombëtares së Kosovës në futboll? Kjo është pyetja sot, që këron përgjigje me emërimin sa më parë të këtij rrëfimi…
Ndërsa po sillemi në një rreth pa trajta të reja, Kombëtarja e Kosovës në futboll, që nga paslufta e këndej, nuk po mund të gjej udhën e cila na dërgon në garat ndërkombëtare… Më saktë, në Kampionatet Evripiane dhe Botërore…
2.
U bënë 23 vjet dhe si për inat asgjë nuk po na bjen tamam… Prore të njëjtat ndhodhi, dorëheqje, shkarkime, pa bërë një hap më përpara, me një grup futbollistësh që nuk e meritojnë një trajtim të tillë…
Ishim shumë afër të bëjmë historinë me trajnerin zviceran Bernar Shallan, por në fund, na u thye reza në dorë… Maqedonia na mbyli shtegun, ndërsa më pas, siç dihet, pasoi dorëheqja e trajnerit…
I njëjti fat na gjeti edhe me ardhjen e përgjedhësit të radhës – francezit me një bagazh të madh si futbollist, por që nuk na mbushi mendjen se po kaq i suksesshëm do të ishte edhe si trajner. Iku edhe ky, duke na lënë në halle, me pyetjen se cili dhe çfarë trajneri i duhet kombëtares së Kosovës. I ri, i vjetër, i ditur, me bagazh suksessesh, vendor, i huaj?…
3.
Po flitet se njeriu që mund ta drejtojë kombëtaren ka shumë gjasa të jetë Vahid Halilhoxhiqi, të cilin e njohin brezi i viteve te paraluftës , por edhe pas saj…
72 vjeç ishte Shallani, 71 – Zhiresi, po kaq edhe Halilhoxhiqi… Që të tre, sipas moshës – plakushë… Po përnga dija? Sukseset?…
Po ua them shkurt: Kombëtares së Kosovës i duhet një trajner që di më shumë se futbollistët… Që ka orë, që ëshë njeri i porceseve…
Përpara Kosovë!
(Autori është doajen i gazetarisë sportive – teksti është publikuar në profilin e tij në Facebook)
