July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Mësohet data kur do të nisë sezoni i ri në Serie A

1 min read

Tashmë është zyrtare. Sezoni i ri 2023-2024 i Serie A do të startojë më 20 gusht dhe java e fundit do të luhet më 26 maj. FIGC dhe Lega Serie A kanë konfirmuar datat e fillimit të sezonit të ri në një takim të mbajtur ditën e djeshme.

Serie A do të ngrejë siparin më 20 gusht, teksa Finalja e Kupës së Italisë është caktuar paraprakisht të zhvillohet më 15 maj 2024. Përsëri do të jetë “Olimpico” e Romës që do të presë këtë finale.

Ndërkohë përveç Serie A është vendosur edhe fillimi i sesoneve për Sezoni i Serie B e cila do të fillojë më 19 gusht dhe do të përfundojë më 10 maj 2024. Ndërkaq, sezoni në Serie C u bë i ditur se do të fillojë më 27 gusht dhe do të përfundojë më 28 prill 2024. Kujtojmë se në ditët në vazhdim do të hidhet dhe shorti për ndeshjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *