July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Zyrtare: Evan Ndicka nënshkruan me Romën

1 min read

Roma e ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit Evan Ndicka, i cili ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin italian.

23-vjeçari ka lënë përshtypje në pesë sezonet e kaluara te Eintracht Frankfurti, por vendosi të largohej si lojtar i lirë duke tërhequr interesimin e shumë klubeve evropiane.

Giallorossët ndërhynë për ta mposhtur konkurrencën e Milanit duke i siguruar shërbimet e futbollistit nga Bregu i Fildishtë.

Kontrata e Ndickas me Romën është valide deri në qershor të vitit 2028, ndërsa e ka zgjedhur numrin 5 në fanellë.

“Projekti që më është ilustruar, së bashku me historinë dhe prestigjin e këtij klubi, më inkurajoi të vij në Romë, një qytet fantastik që e do dhe jeton për futbollin”.

“Mezi pres të dal në fushë në Stadio Olimpico para tifozëve të mi të rinj dhe të jem në gjendje të jap kontributin tim në arritjen e qëllimeve tona”, është shprehur me këtë rast futbollisti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *