July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Kuc thotë se synojnë ta përsëritin suksesin e vitit të kaluar: Kemi përvojë, synojmë gjëra edhe më të mëdha

2 min read

Ballkani do të luaj për vitin e dytë radhazi në garat evropiane, ku e nis rrugëtimin nga rrethi i parë i Ligës së Kampionëve.

Kampioni në fuqi i Kosovës në këtë raund do të përballet me kampionin e Bullgarisë, Ludogorets.

Për këtë përballje kapiteni Edvin Kuc ka thënë për Telegrafin se do të kenë kundërshtar një skuadër shumë cilësore si Ludogorets që merr pjesë rregullisht në garat evropiane.

“Ludogorets është një ekip shumë cilësor, që merr pjesë rregullisht në fazat e grupeve të garave evropiane”.

“Varet nga ne që të përgatitemi sa më mirë dhe që të gjithë lojtarët të jenë të shëndetshëm”, tha Kuc.

Ballkani vitin e kaluar arriti të shkruaj historinë e futbollit kosovar duke u futur në grupet e Ligës së Konferencës, derisa Kuc tha synojnë ta përsëritin suksesin e vitit të kaluar ose të bëjnë gjëra edhe më të mëdha.

“Vitin e kaluar treguam se mund të luajmë kundër të gjithëve. Edhe ne kemi përvojë tani dhe sigurisht që do të bëjmë maksimumin për të kaluar raundin e parë

“Asgjë nuk është e garantuar në futboll, do të bëjmë çmos që të përsërisim suksesin ose të bëjmë një hap edhe më të madh përpara”, tha Kuc për Telegrafin.

UEFA tanimë ka hedhur shortin edhe për rrethin e dytë, si të Ligës së Kampionëve ashtu edhe për Ligën e Konferencës.

Nëse Ballkani mposhtë Ludogoretsin, në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve do të përballet me fituesin e duelit Olimpija Ljubjana – Valmiera.

Në rast se mposhtet nga Ludogorets, Ballkani vazhdon garat në Ligën e Konferencës ku do të takohet me humbësin e ndeshjes Helsinki – Larne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *