Ndihmësi i Fatih Terimit merr drejtimin e Lirisë

Nedim Yigit do ta drejtojë klubin e futbollit Liria në Superligën e Kosovës në futboll.
Turku Yigit më herët ka punuar si ndihmëstrajner i Fatih Terimit te Përfaqësuesja e Turqisë në nga viti 2016 deri në vitin 2018. 51-vjeçari ka përvojë të gjatë në Turqi, në role të ndryshme te Galatasaray, Goztepe, Gaziantepspori, Altinordu, Bashakshehir, ndërsa së fundi ka qenë trajner te skuadra e Iskenderunspori, që garon në Kategorinë e tretë të Turqisë.
“Do të bëjmë punë të mira. Do të jap gjithë dijen time që ekipin ta dërgojmë në nivele të larta”, ka thënë trajneri turk. Edhe te klubi i futbollit Liria janë të kënaqur me emërimin e Yigit si shef i shtabit teknik. “Ai, tashmë zyrtarisht do të jetë kryetrajner i Lirisë. Shpresojmë që përvoja e tij të sjell suksese klubit tonë, por dhe futbolli kosovar, të ketë dobi nga ky njohës i futbollit”, ka thënë Valon Osmani, menaxher i Lirisë. Karrierën si futbollist e ka zhvilluar në Turqi, por jo në ndonjë skuadër të madhe.