July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Kreu i FFK-së takoi përfaqësuesit e klubeve të Ligës së Dytë

1 min read

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka pritur sot në takim përfaqësuesit e klubeve të Ligës së Dytë. Ata bashkërisht diskutuan për zhvillimin e kësaj lige, duke vënë në theks rritjen e nivelit dhe shndërrimin e saj në një ligë gjysmëprofesionale.

Në takim u diskutuan edhe problematikat me të cilat përballen klubet e Ligës së Dytë. Një nga shqetësimet e shprehura ishte tërheqja e vërtetimeve të sponsorizimit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Presidenti Ademi u premtoi përfaqësuesve të klubeve se do të angazhohet në këtë drejtim që klubet ta kapërcejnë këtë pengesë sa më shpejt të jetë e mundur, pasi ajo ndikon në aspektin financiar të të gjitha klubeve.

Gjatë takimit, u diskutua gjithashtu për pjesëmarrjen e futbollistëve të huaj në skuadrat e Ligës së Dytë. Me krijimin e Ligës U21, pritet që futbollistët e rinj të angazhohen më shumë në këtë ligë, duke kontribuar në zhvillimin dhe nivelin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *