July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Drita përballet me Viktoria Plzen, Ballkani, Gjilani e Dukagjini mësojnë kundërshtarët eventual të rrethit të dytë

2 min read

Skuadra nënkampione e Kosovës, Drita ka mësuar kundërshtarin e saj në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës. Shorti i tërhequr, të mërkurën, në selinë e UEFA-së, në Nion e ka vënë Dritën përballë skuadrës së njohur çeke, Viktoria Plzen. Skuadra gjilanase do t’i nisë garat nga rrethi i dytë, teksa Gjilani dhe Dukagjini do t’i nisin garat nga rrethi i parë. Ndeshja e parë do të zhvillohet në Plzen, më 27 korrik, kurse ajo e kthimit më 3 gusht në Prishtinë.

Ndërkohë, skuadra kampione, Ballkani e ka mësuar edhe kundërshtarin e dytë eventual në Ligën e Kampionëve. Në rast se portokallezinjtë arrijnë ta kalojnë sfidën kundër kampionit të Bullgarisë, Ludogorets, atëherë në rrethin e dytë do të takohen me fituesin e ndeshjes ndërmjet Olimpia Lubjanës së Sllovenisë dhe Valmieras së Letonisë. E nëse humb nga Ludogorets, atëherë Ballkani do t’i vazhdojë garat në Ligën e Konferencës, ku do të ballafaqohet me humbësin e ndeshjes Helsinki-Larne.

Kundërshtarët e rrethit të dytë i kanë mësuar edhe Gjilani dhe Dukagjini në Ligën e Konferencës. Gjilani nëse e kalon me sukses sfidën e rrethit të parë ne skuadrën nga Luksemburgu, Progress Niederkorn, do të takohet me skuadrën daneze, Midtjylland, derisa Dukagjini në rast se e kalon skuadrën Europa nga Gjibraltari, në rrethin e dytë do të ketë punë me skuadrën e njohur kroate, Rijeka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *