July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Italia mposht Holandën për ta zënë vendin e tretë në Ligën e Kombeve

1 min read

talia e ka mposhtur Holandën në stadiumin De Grolsch Veste në Enschede (3-2), për ta zënë vendin e tretë në edicionin e sivjetmë të Ligës së Kombeve.

Nikoqirët pësuan në gjysmëfinale nga Kroacia, kurse Azzurrët u mposhtën nga Spanja dhe u mbeti të luanin për medaljen e bronztë, të cilën e fituan italian.

Federico Dimarco pranoi një asistim nga Giacomo Raspadori për ta zhbllokuar rezultatin në minutën e gjashtë të takimit.

(Foto: Getty Images)

Nuk vonoi dhe Italia e realizoi edhe golin e dytë përmes Davide Frattesit, i cili ishte në vendin e duhur në kohën e duhur për ta shfrytëzuan një top të kthyer, të cilin e dërgoi në rrjetë (20’).

Në gjysmën e dytë, Tulipanët e ngushtuan rezultatin me golin e Steven Bergwijn (68’).

(Foto: Getty Images)

Megjithatë, Azzurrët rikthyen avantazhin prej dy gola epërsi me anë të Federico Chiesas (73’), i cili u asistua nga Frattes.

Holandezët nuk u dorëzuan dhe e ngushtuan sërish rezultatin përmes Georginio Wijnaldum, megjithatë kur gjyqtari dha shenjë për fundin e ndeshjes, Italia ishte fituese e duelit për vendin e tretë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *