July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Zyrtare: Ndeshja Kosovë – Rumani do të zhvillohet

1 min read

Përkundër reshjeve të vazhdueshme të shiut dhe fushës së rënduar, ndeshja kualifikuese për Euro 2024, Kosovë – Rumani, do të zhvillohet. Në fakt, Futbolli.info merr vesh se pas arritjes se gjyqtarëve holandezë, të cilët do ta ndajnë drejtësinë në këtë duel, Danny Makkelie si gjyqtar kryesor, së bashku me delegatin e ndeshjes nga Belgjika, e kanë inspektuar fushën në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe janë dakorduar që ajo në pjesën më të madhe i plotëson kushtet për zhvillimin e ndeshjes. Gjyqtari holandez ka përgëzuar punën e stafit të stadiumit të cilët vazhdimisht po punojnë në tërheqjen e ujit nga fusha. Ai ka kërkuar që deri në fillimin e ndeshjes të bëhet tërheqja e ujit në mënyrë që të ketë kushte sa më të mira për lojë. Aktualisht reshjet e shiut po vazhdojnë, teksa stafi i stadiumit dhe i FFK-së po bëjnë të pamundurën për të krijuar kushtet e nevojshme për zhvillimin e kësaj ndeshje pa vështirësi të mëdha. Prandaj, sot më shumë se kurrë futbollistëve dardanë u duhet mbështetja e fuqishme nga tribunat për arkëtimin e tri pikëve të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *