July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Tjetër sukses për futbollin e Kosovës, Genc Nuza me kolegë debutojnë në kualifikimet për Euro 2024 

1 min read

Për herë të parë që nga anëtarësimi në UEFA e FIFA, Federata e Futbollit e Kosovës do të përfaqësohet me gjyqtarët e saj edhe në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian. Genc Nuza është gjyqtari i parë kosovar të cilit i është besuar ndarja e drejtësisë në këtë nivel të garave ndërkombëtare, ku ai do ta gjykojë në ndeshjen Finlandë – San Marino, e cila zhvillohet të hënën në Helsinki.

Nuzës do t’i asistojnë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, derisa gjyqtar i katërt do të jetë Visar Kastrati.

Genc Nuza ka shprehur krenari dhe nderim për delegimin e tij në ndeshjen mes Finlandës dhe San Marinos. Ai është i lumtur për këtë sukses dhe beson se kjo është një fazë e re në rrugën drejt arritjeve më të mëdha në të ardhmen për gjyqtarët kosovarë.

Katërshes së gjyqtarëve kosovarë në këtë ndeshje do t’i asistojnë në VAR kolegët nga Kroacia.

Ndarja e drejtësisë nga gjyqtarët kosovarë në ndeshjen kualifikuese për Euro 2024 dëshmon edhe një herë se futbolli kosovar po ecën në rrugën e drejtë drejt afirmimit të plotë në arenën ndërkombëtare. Njëherësh ky është një tregues i rritjes së futbollit tonë në të gjitha aspektet, gjë e cila është vlerësuar edhe nga UEFA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *