July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Kreu i FFK-së shtron darkë për delegacionin e Rumanisë

1 min read

Në prag të ndeshjes kualifikuese që Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë nesër kundër Kombëtares së Rumanisë, në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:45, presidenti Agim Ademi, ka shtruar darkë zyrtare për delegacionin e Federatës së Futbollit të Rumanisë, në krye me presidentin Razvan Burleanu dhe delegatin e UEFA-së, Jean Paul Mievis.

Presidenti Ademi u dëshiroi mirëseardhje delegacionit rumun në Kosovë dhe delegatit nga Belgjika, derisa në një atmosferë shumë të ngrohtë i njohu ata për historinë e vendit tonë dhe për progresin e bërë pas anëtarësimit në UEFA e FIFA.

Kreu i FFK-së vuri në pah miqësinë që e ka krijuar me presidentin Burleanu dhe raportet e mira ndërmjet dy federatave.

Ndërkaq mysafiri nga Rumania vlerësoi mikpritjen e ngrohtë në vendin tonë dhe e përgëzoi presidentin Ademi për punën e bërë dhe përkushtimin e tij në realizimin e shumë projekteve. Në fund të darkës si zakonisht u shkëmbyen edhe dhurata, teksa presidenti Ademi ia dhuroi homologut të tij edhe një libër për luftën çlirimtare në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *