July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Rrahmani: E kemi përballë konkurrentin kryesor për vendin e dytë

1 min read

Të premten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” zhvillohet ndeshja kualifikuese për ‘Euro 2024’ ndërmjet Kosovës dhe Rumanisë.

Në konferencën për shtyp krahas trajnerit Alain Giresse ishte edhe kapiteni Amir Rrahmani.

Ai ka thënë se e konsideron ndeshjet më të rëndësishme grupore, duke qenë se “e kemi përballë konkurrentin kryesor për vendin e dytë”.

Kampioni i Italisë me Napolin ka thënë se shpreson që ta zhvillojmë lojën tonë, në mënyrë që t’u afrohemi me pikë rumunëve.

Kosova është pjesë e Grupit I kualifikues dhe i ka zhvilluar dy sfida deri më tani, nga të cilat i ka marrë dy pikë.

Rumania në anën tjetër i ka fituar të dyja takimet e para (gjashtë pikë) dhe ka pikë të barabarta me Zvicrën që ndodhet në krye.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *