July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Lionel Messi shënoi gol të mrekullueshëm pas vetëm dy minutave kundër Australisë

1 min read

Legjenda e Argjentinës, Lionel Messi ka shënuar një supergol në më pak se dy minuta në një ndeshje miqësore kundër Australisë ditën e sotme (e enjte).

Messi dhe shokët e tij të skuadrës nga Argjentina janë në Pekin të Kinës teksa përballen me australianët para një stadiume të mbushur plot.

Shumica e tifozëve brenda stadiumit mezi prisnin të shikonin shtatë herë fituesin e Topit të Artë në veprim dhe ata u trajtuan me magjinë e tij në fazat e hershme të takimit.

Brenda dy minutash, Messi mori topin dhe pasi kaloi një mbrojtës, lëshoi një goditje të pandalshme nga distanca.

Me këtë goditje në pjesën e epërme të krahut të djathtë të portës, Messi nuk i la asnjë reagim portierit Matty Ryan.

Pas këtij golit, tifozët reaguan shpejt në rrjetet sociale, duke thurë lëvdata për Messin.

“Lionel Messi me këtë perlë të një goli për Argjentinën!”, “Uau! Lionel GOAT Messi brenda dy minutave, çfarë goli” dhe “Çfarë goli nga Lionel Messi për ta vendosur Argjentinën përpara Australisë”, ishin disa nga komentet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *