July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Lëndohet Rashani mungon kundër Rumanisë dhe Bjellorusisë

1 min read

Mesfushori sulmues i Kombëtares së Kosovës, Elbasan Rashani ka pësuar një lëndim, për shkak të të cilit nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Alain Giresse për dy ndeshjet kualifikuese kundër Rumanisë dhe Bjellorusisë për Euro 2024, ka bërë të ditur FFK-ja, një ditë para përballjes me rumunët.

“Pas lëndimit Rashani iu ka nënshtruar ekzaminimeve të hollësishme mjekësore nga stafi mjekësor i Kombëtares. Pasi u vlerësua ndjeshmëria e lëndimit, u vendos që lojtari të lirohet nga grumbullimi dhe të vazhdojë procedurat e rikuperimit. Stafi i Kombëtares i uron Elbasanit rikthim sa më shpejt në fushën e gjelbër dhe shpreson që ai do të jetë i gatshëm e në formë për ndeshjet e shtatorit”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Dardanët sot në orën 17:00 do ta zhvillojnë stërvitjen e fundit para duelit të nesërm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *