Barcelona ende po e pret Gundoganin, lojtari do më shumë kohë

Barcelona priste një përgjgije nga Gundogan këtë të martë. Megjithatë, mesfushori i Manchester City, kontaktoi klubin spanjoll nëpërmjet agjentit të tij për të kërkuar diferencë disa ditësh përpara se të vendoste për të ardhmen e tij.

Gundogan, i cili është prioritet për Xavi, po merr gjithashtu një presion të madh nga Manchester City, i cili ka ngritur ofertën e tyre për ta bindur atë që të rinovojë.

Ai dëshiron të vlerësojë të mirat dhe të këqiqjat e secilit prej propozimeve përpara se t’i japë një përgjigje përfundimtare Barçës.

Përveç ofertës së katalanasve dhe klubit të tij aktual, mesfushori gjerman ka dhe interes të madh nga PSG.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *