July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Largimi i trajnerit Begolli, presidenti i Feronikelit 74′ flet për zëvendësuesin e tij

1 min read

Granit Begolli është larguar zyrtarisht nga skuadra e Feronikelit 74′.

Trajneri dhe skuadra nga Drenasi siguruar ngjitjen në Superligën e Kosovës, por që kjo nuk mjaftoi që palët të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre.

Klubi insistoi për vazhdimin me të, por Begolli u largua për arsye personale, kurse zgjodhi fjalë të mëdha për drejtuesit e klubit dhe për kohën e kaluar së bashku.

Presidenti i skuadrës së Feronikelit 74′, Erlind Krasniqi tha për GazetaBlic Sport’ se klubi nuk ka biseduar me asnjë trajner, kjo për shkak se vazhdimi me Begollin ishte në planet e klubit.

“Nuk kemi biseduar me askënd, planet tona kanë qenë të vazhdojmë me Granitin, megjithatë, tani duhet të shohim opsionet para nesh. Unë fola me të, ai shprehu dëshirën për t’u larguar për arsyet e tij dhe e kuptova vendimin e tij“, tha shkurtimisht Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *