July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Një tjetër ofertë e madhe për Modric nga Arabia

1 min read

Luka Modric preferon të mbetet të paktën edhe për një vit pjesë e Real Madrid.

Kroati edhe pse tashmë është në moshën 37-vjeçare, beson se mund të aktivizohet në nivelet më të larta të futbollit europian, për t’u tërhequr më pas përfundimisht nga fushat e blerta.

Gjithsesi, përtej dëshirës dhe planeve të mesfushorit për të qenë pjesë e Los Blancos, nga Arabia nuk dorëzohen dhe është një nga klubet më të vlerësuar, Al-Ahly Jeddah që kërkon shërbimet e tij. Arabët janë të gatshëm t’i ofrojnë deri në 80 milionë euro në sezon kroatit që patjetër do të ishte një tjetër “brand” më shumë në futbollin e Lindjes së Mesme, pas emrave si Cristiano Ronaldo, Karim Benzema apo Ngolo Kante.

Një shifër kjo e cila është shtatë herë më e lartë nga paga që kroati përfiton aktualisht në kryeqytetin spanjoll dhe që tundon gjithkënd, sidomos në fundin e karrierës si në rastin e Modric.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *