July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Ermal Krasniqi: Treni i fundit për ne, na duhen fitore kundër Rumanisë e Bjellorusisë

1 min read

Mesfushori sulmues i skuadrës rumune, Cluj, Ermal Krasniqi falë paraqitjeve të tij të mira në kampionatin rumun ka arritur ta fitojë besimin e përzgjedhësit Alain Giresse për dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2024, kundër Rumanisë, më 16 qershor dhe kundër Bjellorusisë, më 19 qershor. Ish-futbollisti i Ballkanit po i vlerëson këto dy ndeshje si tejet të rëndësishme, madje edhe si ‘treni i fundit’ për Kosovën për të shpresuar në kualifikim

“Ftesa nga Kombëtarja ka qenë një ndjenjë e veçantë. Është ëndërr për çdo futbollist të luaj për shtetin e tij. Përgatitjet po shkojnë mirë dhe lojtarët po duken në formë. Mezi presin ditën e ndeshjes dhe janë të motivuar maksimalisht dhe besoj se do të arrijmë të marrim rezultate pozitive nga këto dy ndeshje. Janë dy ndeshje që duhet t’i fitojmë, sepse është treni i fundit për ne dhe duhet ta japim të gjithë maksimumin për të arritur rezultatin pozitiv. Do të hyjmë në fushë të fitojmë ndeshjet për t’i gëzuar ‘Dardanët’, sepse ata janë lojtari i 12-të për neve në fushë”, ka thënë Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *