July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Futbollistët kosovarë me parashikime interesante për finalen e Ligës së Kampionëve

1 min read

Manchester City dhe Inter do të përballen sonte në finalen e Ligës së Kampionëve në Stamboll, me synimin për të ngritur lart trofeun më të rëndësishëm evropian për klube.

“Citizens” u hakmorën ndaj Realit të Madridit për eliminimin e një viti më parë, duke siguruar finalen e kompeticionit për herë të dytë në harkun e tre viteve, kurse Interi e mposhti Milanin në dy ndeshjet e gjysmëfinales.

Manchester City shkon kështu në finale, ku do të kërkojë triumfin, për të kompletuar “tripletën” e famshme, në anën tjetër, Interi kërkon lavdinë në krye me ekspertin e finaleve, Simone Inzaghi.

Pritet të jetë një përballje e jashtëzakonshme në “Atatürk Olympic Stadium”, me ndeshjen që do të fillojë në ora 21:00, me Stambollin që ka dhuruar gjithmonë emocione të mëdha në kompeticionin e Ligës së Kampionëve.

Para këtij takimi, futbollistët nga futbolli kosovar kanë dhënë parashikimet e tyre për ‘GazetaBlic Sport’, atje ku shumica prej tyre ishin në të mirë të Manchester Cityt.

Albion Rrahmani: Manchester City – Inter 3:0

Albert Dabiqaj: Manchester City – Inter 2:0

Arbios Thaçi: Manchester City – Inter 3:1

Leotrim BekteshiManchester City – Inter 0:1

Valon Bytyqi: Manchester City – Inter 2:0

Samir Sahiti: Manchester City – Inter 4:0

Meriton Korenica: Manchester City – Inter 2:0

Robert Gjeraj: Manchester City – Inter 1:2

Agron Kolaj: Manchester City – Inter 3:1

Rron Broja:  Manchester City – Inter 3:1

Hasan Hyseni: Manchester City – Inter 2:1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *