June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

Dardanët U15 pësojnë humbje nga Bullgaria me gol të minutës së fundit

Kombëtarja e Kosovës deri në moshën 15-vjeçare ka pësuar humbjen edhe në miqësoren e dytë përballë bashkëmoshatarëve të tyre nga Bullgaria, me rezultat 2:1, që u zhvillua në bazën e kombëtares bullgare “Boyana” . Për dallim nga ndeshja e parë, kësaj radhe të përzgjedhurit e Ilir Nallbanit patën paraqitje shumë më të mirë. Madje, ata e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë duke kaluar në epërsi qysh në sekondën e 11-të, kur Elvan Sokoli realizoi një supergol nga distanca prej 25 metrash. Këtë epërsi Dardanët e rinj arritën ta menaxhojnë deri në minutën e 49-të, kur bullgarët përfituan nga një pakujdesi e mbrojtjes dhe barazuan shifrat përmes Radoslav Karamanov. Dhe kur pritej që miqësorja e dytë do të mbyllej baras, vendasit arritën që në minutën e 90-të përmes një gjuajtje të fortë nga distanca nga Venislav Mihailov, të gjejnë golin e fitores.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *