July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Dikur kushtonte 120 mln €, Galatasaray përgatit goditjen e madhe në merkato

1 min read

Galatasaray fitoi titullin kampion në Turqi në sezonin e fundit. Festë edhe për Milot Rashicën, i cili dha kontributin e tij në rikthimin e skuadrës së famshme te titulli.

Drejtuesit janë ambiciozë dhe duan të ndërtojnë një skuadër konkurruese. Me synimin për të bërë sa më mirë dhe për të shkuar sa më larg në Champions League.

Turkja Fanatik shkruan se ëndrra e madhe quhet Joao Felix, i cili gjysmën e dytë të sezonit e kaloi në Premier League te Chelsea.

Sulmuesi portugez, i cili i kushtoi 120 milionë euro Atletico Madrid në verën e vitit 2019, ka edhe katër vite kontratë me Colchoneros.

Drejtuesit e Galatasaray kanë nisur bisedimet me homologët spanjollë dhe po punojnë për arritjen e një akordi që do mundësonte kalimin e 23-vjeçarit në Stamboll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *