July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Naby Keita rikthehet në Bundesliga, befason me kë ka nisur bisedimet

1 min read

Futbollisti, Naby Keita është duke punuar me agjentët e tij për ta gjetur një skuadër të re.

Pas largimit nga Liverpooli, Keita tani është “lojtar i lirë” dhe po shikon ofertat që ka në tavolinë.

Siç raporton Sky Sport, mesfushori 28-vjeçar dëshiron kthimin në Bundesliga dhe tashmë ka filluar bisedimet me skuadrën e Werder Bremen.

Keita ishte transferuar te Liverpooli gjatë vitit 2018 me shifër rekrod prej 60 milionë euro nga RB Leipzig, por nuk doli transferim i qëlluar nga Jurgen Klopp.

Vlera e tij tashmë ka rënë në 17 milionë euro, por te Werder Bremen mund ta ketë hapësirën e nevojshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *