July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Dardanët nisin punën

1 min read

Kombëtarja e Kosovës e ka nisur grumbullimin për dy ndeshjet e këtij muaji në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, kundër Rumanisë, më 16 qershor, në Prishtinë dhe kundër Bjellorusisë, më 19 qershor, në Budapest. Këto ballafaqime vlerësohen si kruciale për ecurinë e Dardanëve në këtë fushatë kualifikuese, andaj edhe fokusi i stafit teknik, por edhe i futbollistëve është për t’i përgatitur ato sa më mirë.

Në ditën e parë në stërvitje morën pjesë shtatë futbollistë: Arijanet Muric, Samir Ujkani, Visar Bekaj, Amir Rrahmani, Lirim Kastrati, Ermal Krasniqi dhe Betim Fazliji. Pjesa tjetër e futbollistëve është planifikuar të arrijë në dy ditët e ardhshme, kur përzgjedhësi Alain Giresse do ta ketë ekipin e kompletuar.

Stërvitja e parë u zhvillua në Kampin Nacional në Hajvali nëpër mot kryesisht me shi, por pavarësisht këtij fakti dhe numrit të kufizuar, ajo u zhvillua për t’u shërbyer lojtarëve për rigjenerim, kryesisht me ushtrime fizike dhe vrapime të kombinuara.

Ndërkohë, nesër janë paraparë dy stërvitje, njëra në orët e paradites (10:30) dhe tjetra në orët e pasdites (17:0), po ashtu në Hajvali, derisa Alain Giresse do të dalë në konferencë për media në orën 14:00 në “Emerald”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *