July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Hajdari pas transferimit tek Prishtina: Synojmë titullin kampion dhe suksese tjera të mëdha

1 min read

KB Sigal Prishtina ka arritur edhe një transferim në merkaton e basketbollit kosovar.

Ekipi më i trofeshëm kosovar, KB Prishtina ka siguruar shërbimet e basketbollit, Arti Hajdari, i cili së fundmi ishte tek KB Peja, ku edhe fitoi titullin kampion.

Hajdari ishte njëri ndër basketbollistët më të dalluar tek Peja në edicionin që shkoi, duke ‘bombarduar’ sidomos me gjuajtjet nga distanca.

Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, Hajdari tha se kanë gjetur gjuhën e përbashkët me skuadrën nga kryeqyteti, duke synuar tashmë titullin kampion dhe suksese tjera të mëdha.

Kemi gjetur gjuhën e përbashkët në projektin dy vjeçar që ka Prishtina. Besoj se nuk do të na mungojnë sukseset, synimi është titulli kampion, por dihet që kemi një punë të madhe përpara nesh. Skuadrat po bëjnë ndryshime të mëdha dhe do të jetë një ligë shumë e fortë, e cila është shumë e rëndësishme për basketbollin kosovar, gjithmonë do të jap maksimumin dhe shpresoj që të kem suksese edhe më të mëdha”, tha Hajdari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *