July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Giresse publikon listën e Dardanëve

1 min read

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Alain Giresse, të hënën ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e këtij muaji që “Dardanët” i luajnë në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.

Në listën e tij, francezi Giresse ka përfshirë 23 futbollistë, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës. Lista e këtij muaji ka pak ndryshime në krahasim me listën e futbollit, pasi janë ftuar Ermal Krasniqi, Jetmir Topalli e Hekuran Kryeziu. Kosova më 16 qershor luan në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë kundër Rumanisë, ndërsa tri ditë më vonë përballet në udhëtim me Bjellorusinë, ndeshje kjo që do të luhet në stadiumin “Pushkash Arena” në Budapest të Hungarisë.

Të dyja këto ndeshje i takojnë Grupit I kualifikues, në të cilin Kosova zë vendin e tretë me dy pikë të mbledhura. Në dy ndeshjet e para të këtij cikli eliminator të luajtura në muajin mars, Kosova ka barazuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *