Messi: Jam i zemëruar me veten për shkak të penalltisë së humbur

Lionel Messi ishte një nga figurat qendrore të ndeshjes mes Argjentinës dhe Polonisë, të cilën “Gauchosët” pas një lufte të madhe dhe emocioneve të shumta e fituan me shifrat 2:0, duke siguruar kështu një vend në 1/8 e finales.
Në fund të pjesës së parë, Argjentina pati një mundësi të madhe për të kaluar në epërsi, por Messi nuk arriti të përfitonte nga penalltia që e fitoi vetë.
Kjo ishte penalltia e parë e humbur e argjentinasit në Kupën e Botës në Katar, pas goditjes së saktë kundër Arabisë Saudite. Interesant është fakti se për argjentinasin kjo ishte humbja e 31-të në karrierë nga 11 metra.
“Jam i zemëruar me veten për shkak të penalltisë së humbur. Kam përshtypjen se skuadra ishte më e fortë pas gabimit tim. E dinim se nëse shënonim golin e parë, mund të ndryshonim gjithçka”, tha Messi.
Kombëtarja e Argjentinës do të përballet me Australinë në fazën e 1/8-s së finales. Messi është i vetëdijshëm se një punë e madhe është bërë, por emocioni i madh nuk ka ardhur ende.
“Mendoj se ndeshja me Australinë do të jetë shumë e vështirë. Çdokush mund të mundë këdo, gjithçka është disi e barabartë. Duhet të përgatitemi për atë ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë “Dhjetëshja” e Argjentinës.