July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Finalja e Kupës së Kosovës, Policia bllokon disa rrugë të kryeqytetit

2 min read

Policia ka njoftuar se për shkak të finales së Kupës së Kosovës, ku do të përballet Prishtina me Gjilanin, do të ketë bllokim të disa rrugëve të kryeqytetit.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se do të ndërpritet qarkullimi i të gjitha automjeteve në rrugët “Enver Zymberi” dhe “Rinia”.

“Ju njoftojmë se për shkak të ndeshjen e futbollit , e cila do të zhvillohet nesër, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Drejtoria Rajonale e Policisë –Prishtinë, ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura policore për të ofruar siguri për ë gjithë pjesëmarrësit si dhe ka ndërmarrë masat e nevojshme për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore në kryeqendër, me qëllim të rregullimit të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të trafikut, në mënyrë që të krijohet rrjedhshmëri normale në trafik si dhe një ambient i qetë dhe i sigurt”.

“Policia e Kosovës për të evituar bllokadat në rrugë, kolonat e gjata të automjeteve, për të mundësuar një qarkullim në suaza të normales, do të veproj në të gjitha rrugët të cilat lidhen me stadiumin “Fadil Vokrri”, duke formuar pikat e kontrollit me qëllim të ndalimit dhe udhëzimit të automjeteve, si dhe vendosjen e rregullit përgjatë atyre rrugëve”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se plani në fjalë do të fillojë të zbatohet nga ora 07:00.

“Plani në fjalë do të filloj të implementohet nesër (05.06.2023), që nga ora 07:00 deri në përfundim të ndeshjes. Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën, besimin dhe mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe veçanërisht lusim qytetarët e kryeqytetit që të shmangin lëvizjet e tyre drejt stadiumit të qytetit me vetura”, thuhet tutje në njoftim.

Ndeshja mes Prishtinës dhe Gjilanit zhvillohet me fillim nga ora 18:00. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *