July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

U rrëzua nga kali, zbulohen detaje të reja nga gjendja e portierit të PSG

1 min read

Portieri i dytë i skuadrës së Paris Saint-Germain, Sergio Rico përjetoi një eksperiencë të hidhur disa ditë më parë teksa u rrëzua nga kali, ku përveç goditjes së marrë pasi përfundoi në tokë, kali gjithashtu e shkeli gardianin në kokë duke e përkeqësuar edhe më tej situatën.

Spanjolli pati probleme të theksuara pasi goditjet në kokë kishin shkatuar dëme. Rico u transferua me urgjencë për në spital teksa u desh transporti i helikopterit, me situatën që ndodhi në një qytezë pranë Sevillas.

Së fundmi bëhet e ditur se 29-vjeçari mbetet i shtruar në repartin e terapisë intensive dhe lajmi i mirë është se gjendja e tij është e stabilizuar. Rico është në kujdesin e mjekëve përgjatë gjithë kohës ndërsa ende nuk ka një datë fikse për kohën kur gardiani do të lërë ambientet e spitalit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *