Maldini: Rafael Leao në fillim luante sa për të postuar foto në Instagram, e mbylli sezonin me dy gola

Paolo Maldini, drejtori sportiv i Milanit, në një intervistë me podcastin ‘Muschio Selvaggio’, analizoi evolucionin e Rafael Leão që nga mbërritja në emblemën mitike të kuqezinjve.

“Rafael Leao është një talent i çmendur. Unë jam një adhurues i estetikës falë babait tim [Cesare Maldini, legjenda e futbollit italian] dhe Rafael Leao është i bukur për t’u parë, është diçka unik. Ai ka gjithçka për të qenë një top lojtar. Ai ishte në pankinën e Lille dhe, kur erdhi këtu, i thashë që luante për Instagramin e tij, sepse postonte video të bukura me driblime, por më pas e mbylli sezonin me dy gola të shënuar”, filloi ai duke shpjeguar.

“Ne e ndihmuam atë të ndryshojë këtë mentalitet. Dikush me kaq shumë talent duhet të punojë edhe më shumë se të tjerët për të shfrytëzuar gjithë atë talent që ka”, përfundoi Paolo Maldini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *