Munishi: Me buxhetin që ka, Ballkani është dashur të dalë kampion 20 pikë përpara të gjithëve

FC Ballkani u shpall kampion i Superligës së Kosovës në futboll një xhiro para përfundimit pas fitores ndaj Ferizajt dhe humbjes së Dritës nga Malisheva.

Ballkani në këtë sezon ka luajtur pa probleme financiare pasi të ardhurat e siguruara nga garat evropiane i kanë ofruar atyre komoditet në këtë pjesë.

Trajneri dhe analisti i futbollit, Ismet Munishi ka thënë se Ballkani me buxhetin që e ka është dashur të dalë kampion 20 pikë përpara të gjithëve.

“Me buxhetin që ka, Ballkani është dashur të dalë kampion 20 pikë përpara të gjithëve”, ka thënë Munishi në Duelin Sportiv në TV Dukagjinin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *