July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Mediat kroate shkruajnë për skandalin seksual te Serbia: Lojtarët u rrahën mes vete

1 min read

Soccer Football - FIFA World Cup Qatar 2022 - Serbia Training - Al Arabi SC Training Facilities, Doha, Qatar - November 23, 2022 Serbia'a Dusan Tadic during training REUTERS/Bernadett Szabo

“Kaos i përgjithshëm. Skandal seksual në reprezentacionin serb? Lojtarët serbë dyshohet se u rrahën, në federatë heshtin”. Ky është titulli i sajtit të njohur kroat “24sata.hr” për zhvillimet në përfaqësuesen e Serbisë në futboll para ndeshjes vendimtare të së premtes ndaj Zvicrës.

Thuajse të gjitha mediat e mëdha kroate kanë shkruar për skandalin e pretenduar në përfaqësuesen serbe.

“24sata.hr” shkruan se zyrtarisht nuk është duke ndodhur asgjë te Serbia, por jozyrtarisht po përhapen zërat për raporte intime të lojtarëve të Serbisë me të dashura të lojtarëve tjerë.

“Po shpërndahen mesazhe dhe zëra për dyshime për raporte intime mes disa lojtarëve me të dashurat apo gratë e lojtarëve tjerë, që ka sjellë edhe rrahjen në stërvitje. ‘Është kaos i përgjithshëm, të gjithë flasin vetëm për këtë’, flasin burime të afërta me reprezentacionin”, ka shkruar sajti kroat.

Konfirmim zyrtar nuk ka, ndërsa kapiteni Dushan Tadiq ka mohuar pretendimet.

Ka ngjallur dyshime mungesa e Dushan Vlahoviqit ndaj Kamerunit. Zyrtarisht ai mungoi për shkak të lëndimit, ndërsa Vlahoviq shkroi në rrjete sociale se është gjithnjë i gatshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *