Ndeshje interesante në elitën e futbollit tonë

Sot zhvillohet java e parafundit (35-të) e Superligës së Kosovës në futboll dhe në program janë ndeshje tejet interesante.

Duke filluar nga takimi Ballkani – Ferizaj, që luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë, e deri te ndeshja Drita – Malisheva, që luhet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Këto dy ndeshje mund ta përcaktojnë edhe fituesin e këtij edicioni në Superligën e Kosovës.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo mes Llapit dhe Gjilanit, që zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë dhe Dukagjini – Trepça ’89.

Të gjitha këto ndeshje nisin me të njëjtin orar, nga ora 15:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *