April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 16, 2026

Fisnik Asllani, një tjetër talent që po shkëlqen në Gjermani

Një tjetër talent me prejardhje nga Kosova po shkëlqen këtë edicion në futbollin e Gjermanisë. Bëhet fjalë për 20-vjeçarin, Fisnik Asllani. Ai është pjesë e skuadrës së dytë të Hoffenheimit, që bën gara në Ligën Regjionale të Gjermanisë.

Në ndeshjen e mbrëmshme kundër Aalenit, ai shënoi golin e fitores në minutën e 85-të, duke bërë që Hoffenheim II të jetë shumë afër kalimit të Bundesliga 3. Fisniku ka luajtur edhe me skuadrën e parë në Bundesliga 1 në këtë edicion, por për të fituar sa më shumë eksperiencë dhe për të pasur sa më shumë minutazh aktive, drejtuesit e klubit kanë vendosur ta përfshijnë në skuadrën e dytë, njëherësh edhe për t’i ndihmuar në arritjen e objektivit për promovim në një rang më të lartë të garave.

Aktualisht Fisnik Asllani është pjesë e Kombëtares së Gjermanisë U20. Gjithsesi, ai është edhe nën vëzhgimin e përfaqësuesit të FFK-së në Gjermani, Fekmi Konxheli dhe në të ardhmen mund të bindet për të veshur sërish fanellën e Kombëtares së Kosovës, pasi më parë ishte pjesë e Kombëtares dardane U17.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *