Liverpool i pandalshëm, kërcënon Man United dhe Newcastle për vendin Champions!

Nuk ndalet Liverpool, qe duket se tashme beson me shume se kurre te arritja brenda 4 vendeve te para qe te cojne ne grupet e Champions League sezonin tjeter… Liverpool koleksionoi fitoren e shtatë radhazi në Premier League teksa mposhti me shifrat 0-3, Leicester në transfertë.

GOLI I JONES – VIDEO

Të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp shënuan dy gola në harkun e tre minutave (33 dhe 36) me anë të të njëjtit autor, Curtis Jones. Për sulmuesin e ri ishte dygolëshi i parë me fanellën e Liverpool teksa në fraksionin e dytë, The Reds menaxhuan më së miri avantazhin dhe energjitë duke e mbajtur Leicester larg portës së mbrojtur nga Allison ndërsa gjetën edhe golin e sigurisë me anë të Trent Alexander-Arnold.

GOLI I DYTE I JONES – VIDEO

Anësori realizoi një gol fantastik nga një goditje dënimi e cila ishte e pamundur për t’u kapur nga portieri Iversen. Pas këtij suksesi, Liverpool mban gjallë shpresat për zonën Champions teksa Manchester United dhe Newcastle janë vetëm një pikë më shumë se të kuqtë, por me skuadrën e Klopp që ka një ndeshje më shumë se dy ekipet e sipërpërmendura.

GOLI I ARNOLD – VIDEO

Mohamed Salah tani ka dhënë më shumë asistime në Premier League (57) sesa Eric Cantona (56).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *