Arsenal nis punën për sezonin e ri, përforcimi i parë vjen nga Real Madrid

Humbja 0-3 që Arsenal pësoi dje në shtëpinë e tij nga Brighton ka mbyllur përfundimisht garën për titullin kampion në Premier League. Një fund disi i hidhur i këtij sezoni për “topçinjtë”, që deri një muaj më parë kishin gjithçka në dorë.
Gjithsesi, skuadra londineze nuk ndalet në krijimin e një grupi edhe më të fortë. “Sky News” konfirmon se Arsenal është pranë marrëveshjes me mbrojtësin e krahut të majtë Ferland Mendy, që aktualisht luan me Real Madrid.
27-vjeçari francez ka ende edhe dy vite kontratë me “Los Blancos”, por klubi i ka thënë se mund të kërkojë një ekip të ri. Për pasojë, Mendy (26 ndeshje këtë sezon me Real) është në kërkim të një ekipi të ri.
Kostoja e mbrojtësit është rreth 30 milionë euro dhe Arsenal po studion mundësinë e afrimit të lojtarit në formë huazimi, me të drejtë blerje pas një viti. Një përforcim i rëndësishëm për londinezët, që synojnë një ekip edhe më të fortë për të fituar Premier League.