Arteta: Kam vetëm zhgënjim, ua dhuruam pjesën e dytë

Duke folur në konferencën për shtyp pas disfatës së rëndë ndaj Brighton, Mikel Arteta ka komentuar ecurinë e Arsenalit të tij.
“Zhgënjim” e cilësoi Arteta pjesën e dytë të kësaj përballjeje, për të cilën tha se ekipi i tij ia dhuroi fitoren Brightonit.
“Për momentin është thjesht zhgënjim me ndjenjën se e dhuruam lojën në pjesën e dytë. Ne luftuam shumë për të qenë në pozicionin ku jemi. Ishim në një moment kritik sot për të vazhduar të shpresojmë për atë ëndërr”- deklaroi Arteta.