Panadiq: Secila ndeshje e Ferizajt ka qenë e vlefshme si jeta

Trajneri i Ferizajt, Andrej Panadiq i është gëzuar fitores ndaj Trepçës ’89.

Ai ka thënë se çdo ndeshje e stinorit pranveror ka qenë e vlefshme si jeta.

“Ishte një ndeshje e vështirë si në aspektin fizik ashtu edhe psikik. Jemi përgatitur gjatë gjithë javës për këtë ndeshje, por ishte e pamundur të luanim bukur në këtë ndeshje. Ajo që më pëlqeu është disiplina e lojtarëve. Mua si trajner më pëlqen kompaktësia dhe me këtë jemi të rrezikshëm si në fazën e mbrojtjes ashtu edhe sulmit. Në secilën ndeshje që e kemi luajtur ka qenë e vlefshme si jeta. Njëjtë ishte edhe kjo. Kemi edhe dy të tjera”, ka thënë Panadiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *